14:02 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Johnson: S’ka mbaruar ende lufta kundër ISIS-it

Lufta kundër ISIS-it s’ është mbyllur ende, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në Twitter, duke komentuar vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Ebu Bekrit al Bagdadi.

“Vdekja e Bagdadit është një moment i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, por beteja kundër së keqes së ISIS-it nuk ka mbaruar ende’’, shkroi kryeministri.

“’Ne do të punojmë me partnerët tanë të koalicionit për t’u dhënë fund veprimtaritë vrastare dhe barbare të ISIS-it një herë e përgjithmonë”, theksoi ai. “‘’Drejtuesit e grupit të Shtetit Islamik kanë shtrembëruar Islamin për të përgatitur mijëra njerëz në kauzën e tyre të mbrapshtë. Unë mirëpres veprimin që ishte ndërmarrë. Botës nuk do t’i humbasë asgjë prej vdekjes së Bagdadit”, theksoi Ben Wallace, ministër i  Mbrojtjes.