Juventus-AC Milan, formacionet e mundshme
Sot do të zhvillohet super derbi në kampionatin italian mes Juventusit dhe AC Milanit.
“Zonja e Vjetër”, kërkon vetëm tri pikë në mënyrë që të jetë përsëri lider në Seria A, ndërsa “rosonerët”, kërkojnë fitore në mënyrë që të fillojnë të rikthehen në formën e duhur.
Juventus vazhdon të jetë i pamposhtur në të gjitha garat, ndërsa Milan në ndeshjen e fundit u mposhtë nga Lazio në “San Siro”.
Te kampioni i Italisë pritet të mungojë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, për shkak se vuan nga një lëndim në gju, ndërsa te “kuq e zinjtë”, priten të jenë të gjithë të pranishëm.

