Juventus blen Chiesa, “Zonja e Vjetër” do të paguajë 40 milionë euro shtesë

Gjiganti italian i futbollit Juventus ka aktivizuar një klauzolë që e bën të përhershëm transferimin e Federico Chiese nga Fiorentina.
Reprezentuesi italian iu bashkua “Bianconerëve” në formë huazimi në tetor të 2020-ës me mundësinë e blerjes së kontratës në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave italiane, një nga kushtet që transferimi i Chiesa të bëhet i përhershëm ishte kualifikimi i Juventusit në Ligën e Kampionëve, objektiv të cilin “Zonja e Vjetër” e siguroi tri xhiro para përfundimit të sezonit.
Juventus ka paguar tashmë 10 milionë euro për huazimin e Chiesa-s dhe do të paguajë 40 milionë euro shtesë për ta bërë të përhershëm transferimin e tij.
24-vjeçari ka shënuar 18 gola në 61 paraqitje për Juventusin dhe aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
Tri xhiro para përfundimit të kampionatit, Juventus renditet i katërti në tabelë me 69 pikë, një më pak se Napoli në vendin e tretë, gjashtë më pak se Interi dhe tetë më pak se lideri Milan.
Lazio në vendin e pestë dhe Roma në vendin e gjashtë janë 10 pikë prapa Juventusit dhe nuk mund të arrijnë më pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve.