KF Llapi pret, që kampionati të nisë në fundjavë

Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar se po vazhdojnë rregullisht stërvitjet dhe se presin që edicioni i ri garues të nis këtë fundjavë.
Klubi ka njoftuar se lojtarët dhe shtabi teknik janë në gjendje të mirë fizike përveç futbollistit Liridon Leci, i cili në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe pas rezonancës së bërë sot, Leci duhet t’i nënshtrohet një operimi.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës pritet që së shpejti të marrë një vendim për fillimin e kampionatit.