75 Mall Live Search
16:30 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

​Kaçaniku: Bëjmë gabim nëse blejmë nën ndikim të panikut, Qeveria mos ta neglizhojë konsumatorin

Javën që po e lëmë pas çmimet e produkteve elementare por edhe të naftës “fluturuan”. Vetëm një litër vaj qytetarëve u kushtoi 3.49 centë.

Gjithë kjo situatë erdhi pas agresionit rus në Ukrainë, e për çka ngjalli edhe frikën tek qytetarët për mungesë të produkteve ushqimore e që ia mësynë marketeve për të grumbulluar produktet bazë.

Një rritje e tillë e çmimeve sipas kryetarit të Shoqatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, Kosovën e ka futur në librin e rekordeve ‘Guiness’.

Ai ka thënë se qytetarët duke blerë produkte nën ndikim të panikut bëjë gabim.

Kaçaniku tha se Qeveria duhet të bëjë një zgjidhje për këtë, e për çka theksoi se ekzekutivi nuk duhet ta neglizhojë konsumatorin meqë janë edhe gjenerues të buxhetit të shtetit.

“Kjo ngritje e normave është një stampedo, stuhi ose ortek i cili është i papërballueshëm veçanti pas atij veprimi të para disa ditëve që u bë rast unik në botë, hynëm në librat e ‘Gines’ për rritjet më të mëdhaja, alarmante të çmimeve, gati 150%, që ishin ngritjet më të mëdhaja në botë, dhe natyrisht për një ngritje më të madhe në botë ne nuk kemi fuqi, sepse rrogën mesatare e kemi 10 herë me të ulët se mesatarja e Evropës dhe Qeveria duhet të shikoje të na bëje një hall[…]1:37Ajo që duhet të ndërmerret është që fillimisht Qeveria dhe të gjitha institucionet, jo vetëm ajo, ta njohë qytetarin konsumator, familjen konsumatorë aq më parë dhe aq më shumë për arsye se ne si konsumatorë jemi taksa pagues, si taksa pagues jemi gjeneruesit kryesor të buxhetit të shtetit. Me këtë lidhshmëri ne gjithsesi, detyrimisht duhet të kemi vend, Qeveria nuk guxon më të na injorojë, nuk guxon më të na neglizhojë, por gjithsesi t’i hymë betejës bashkë”, tha Kaçaniku

Kaçaniku teksa e quajti të gabueshëm veprimin për të blerë nën ndikim të emocioneve, shtoi se bizneset nuk duhet ta dëmtojnë qytetarin-konsumatorë sepse në fund do të përfundojnë vet e dëmtuar.

“Edhe ne natyrisht se e kemi një pjesë të përgjegjësisë, fajit sepse blejmë edhe atë që nuk duhet ta blejmë, përkundër faktit që ne gjithmonë jemi përpjek t’i këshillojmë konsumatorët që mos të blejnë asgjë nën ndikimin e emocioneve. Nuk kemi nevojë të blejmë asgjë nën ndikimin e panikut sepse bëjmë veprime të gabueshme, dhe gabimi është dyfish më i madh sepse ne nuk e shikojmë skadencën, nuk e lexojmë dekleracionin për ta parë cilësinë e as për të parë peshën. Në të gjitha këto paketime që ne i kemi blerë, qoftë vaji, mielli ose diçka tjetër mungon pesha[…] Bizneset nuk guxojnë më ta dëmtojnë qytetarin konsumator sepse në fund do të dalin vet të dëmtuar”, tha ai për KP.

Selatin Kaçaniku pati edhe një mesazh për Ditën e Konsumatorëve që shënohet me 15 Mars, me siç tha ai shpresën që do të stabilizohet gjendja.

E Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur manipulative çmimet për vajin ushqimorë. Ai ka thënë se ngritja e çmimeve është fryrë artificialisht dhe duhet të ç’fryhet.

Kreu qeveritar ditë më parë deklaroi se rritja e çmimit të vajit nuk po bëhet nga gjendja objektive në teren, por nga faktori njeri me qëllim të përfitimit në kohë krize.