75 Mall Live Search
20:50 / E Martë, 14 Tetor 2025 / BA

​Kandidatët që nuk votuan as për veten e tyre në Zveçan

Numërimi i votave për Kuvendin Komunal ka përfunduar edhe në Zveçan, por ajo që bije në sy është se janë 31 kandidatë me zero vota.

Pas numërimit të votave për Kuvendin Komunal në këtë komunë, partia që doli më e votuara ishte Lista Serbe, por edhe kjo parti mori vetëm 361 vota apo 92.33%.

Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për Kuvendin Komunal kanë marrë 3.32% ose 127 vota. Kurse, ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë marrë gjithsej 2.41% ose 92 vota.

Por e veçantë është se një kandidatë i PDK-së nuk ka marrë asnjë votë dhe një tjetër një votë. Kurse, dy kandidatë të LVV-së, nuk kanë marrë asnjë votë, e një tjetër vetëm dy vota.

Kandidatët që mbetën pa asnjë votë në këtë komunë janë:

Flurim Kelmendi PDK 0 vota

Selvije Peci LVV 0 vota

Rabije Peci LVV 0 vota