75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Kapet me drogë një prishtinas

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e vogël marihuane.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje në orën 01.40, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.