19:59 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​KE: Ballkani Perëndimor të bëjë përpjekje shtesë për migracionin e paligjshëm

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneriteti Lindor duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të zgjidhur migracionin e paligjshëm dhe të jenë më efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kështu thuhet në raportin e Komisionit Evropian mbi përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave të tetë vendeve që janë publikuar sot.

Ky raport vjetor i referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor – Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Shqipërisë, si dhe vendeve të Partneritetit Lindor – Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.