21:03 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Kendall Jenner kurrë më keq

Pavarësisht se Kendall Jenner është një nga fytyrat më të kërkuara në javët e modës aktuale, manekinia e njohur nuk është dukur kurrë kaq e konsumuar, e dobët dhe e lodhur.

Paparacët e kapën atë në Milano midis sfilatave dhe përveç trupit të dobët, ajo që tërhoqi vëmendjen e ishin veshët e saj të çuditshëm.

Ndjekësit e saj tashmë janë paksa të shqetësuar, por Jenner kryesisht nuk u kushton vëmendje atyre.

Në një rast, ajo gjithashtu deklaroi se urren kur njerëzit i thonë se duhet të shtojë peshë pasi ajo ka një metabolizëm të tillë që vështirë se mund të shtojë peshë.

Kendall është e vetmja nga motrat Kardashian që nuk i kushton aspak vëmendje dietës dhe Khloe zbuloi se ajo gjithmonë ka nga ‘një ditë mashtrimi’ në javë kur hanë së bashku pica dhe hamburger.