75 Mall Live Search
10:10 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / MSH

​Kërcënohet zyrtari komunal në Lipjan

Një i dyshuar ka kanosur dje një zyrtar komunal në Lipjan.

Motivi i incidentit lidhet me ndërprerje të punimeve nga ana inspektorëve komunal.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

“I dyshuari mashkull  kosovar ka kanosur viktimën mashkull  kosovar (zyrtar komunal në Lipjan). Motivi i incidentit  lidhet me ndërprerje të punimeve nga ana inspektorëve komunal, personit të dyshuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt” thuhet në raport policor.