Kërkohet drejtësi për autorët e masakrës së Dubravës
Burgu i Dubravës për dallim nga ditët e tjera sot ishte nikoqir i shumë familjarëve e krerë shtetëror të cilët kujtuan të burgosurit shqiptar të vrarë në masakrën e burgut të Dubravës .
Në 20 këtë 20 vjetorin nga vendi ku u maltretuan të mbijetuarit e kësaj masakre dhe familjaret kërkuan që autorët e krimit të vendosen para drejtësisë.Ish- të burgosurit që i mbijetuan këtij tmerri që zgjati rreth katër orë u shprehën të habitur se si deri më tani institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Për të kujtuar dhe nderuar të rënët në këtë masakër brenda ambientit të burgut u hodh gurthemeli i lapidarit ku do gdhenden emrat e të burgosurve të vrarë.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nën patronatin, e të cilit u organizua edhe ky manifestim, ku u tha se përfaqësuesit e institucioneve të vendit duhet të ndalet së vajtuari, por duhet të veprojnë që pra drejtësisë t’i sjellin autorët e gjenocidit serb në Kosovë.
Nga Dubrava, Veseli tha se vrasja masive e njerëzve në këtë burg, është një prej dëshmive më të qarta që tregon organizimin, platformën dhe planifikimin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

Ai po ashtu tha se Serbisë i bëhet edhe më e lehtë, përderisa “ne bëjmë zgjedhjen më të lehtë: përballemi mes vete, në vend se të përballemi me Serbinë”.Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova duhet bërë shtet veprues, që kërkon dhe vendos drejtësi, e jo vetëm shënues statistikash e numërues dhimbjesh.Kryetari i Kuvendit u shpreh i bindur se Tribunali Ndërkombëtar për të dënuar gjenocidin serb në Kosovës është i domosdoshëm dhe nuk ka kush e ndal.

Tmerrin që kishin përjetuar brenda mureve të burgut të Dubravës për katër ditë, para të pranishmëve e shpalosi i mbijetuari i masakrës, Bajrush Xhemajli i cili tha se për ditë të tëra brenda mureve të burgut panë forcat serbe duke ua vrarë shokët e tyre dhe plagosur shumë të tjerë.
Xhemajli tha se përkundër që posedon fakte të shumta dhe emrat e autorëve të kësaj masakre drejtësia ka heshtur karshi këtij krimi.
Sipas tij burgu i Dubravës pas luftës nuk do të duhej të ndërtohej menjëherë, por siç shprehet ai bashkësia ndërkombëtare deshi t’i fsheh zhurmët që NATO ra në grackën e Serbisë. Ukë Thaçi nga shoqata e ish të burgosurve politik teksa u shpreh i habitur me heshtjen e institucioneve karshi kësaj masakre, kërkoi që autorët e masakrës së Dubravës të vendosën pra drejtësisë.
Thaçi e ka quajtur të vonuar dhe të penguar nga UNMIK-u vënien e gurthemelit. I pranishëm në këtë përvjetor ishte edhe francezi Sebastian Grikhu, i cili pas luftës kishte rolin e përfaqësuesit të Kryqit të Kuq, tha se është koha që krerët shtetëror të kërkojnë drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.Grikhu nuk la pa e përmendur skandalin e nxjerrjes së një fotografie që më vonë doli të jetë e rrejshme nga deputetja e PDK-së Flora Brovina pikërisht në ditën kur duhej të votohej Tribunali për gjenocid.
Ai tha se ngritja e padive për krimet serbe nuk e dëmton Kosovën politikisht, përkundrazi e forcon.

Leonida Jasiqi në emër të familjarëve të të burgosurve të vrarë në masakrën e Dubravës kërkoi nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të dënohen ata që ua vranë më të dashurit e tyre.
Masakra në burgun e Dubravës ndodhi nga data 19 maj 1999 deri më 22 maj, ku të vrarë mbetën 160 të burgosur shqiptar, kurse të plagosur mbetën mbi 300 ish të burgosur. Lidhur me këtë rast janë ngritur kallëzime penale në gjykatën e Qarkut në Pejë dhe po ashtu janë dhënë dëshmi të shumta por që deri më tani askush nga autorët e këtij krimi nuk është dënuar.

