14:10 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

​Kërkohet pezullimi i shitjes së aseteve publike

Qeveria e Kosovës, ka kërkuar sot nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, që të pezullojë në një afat të pacaktuar dhënien me qira dhe shitjen e aseteve publike.

Në arsyetimin e saj, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari tha se AKP-ja duhet të ketë parasysh programin qeverisës.

“Kërkohet nga AKP-ja të pezullojë në një afat të pacaktuar për pronat publike. Qeveria duhet t’i kërkojë agjencisë të ketë parasysh programin, që të mos ketë qiradhënie”, tha ajo.

Kërkesa është përkrahur nga kryeministri Albin Kurti.