75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

​Këshilla për kujdesin ndaj flokëve të yndyrshme

Nëse keni flokë të yndyrshëm, nuk duhet të dekurajoheni, mjafton të përdorni produktet e duhura.

Parimi themelor i trajtimit të flokëve me yndyrë konsiston në zgjedhjen e një shamponi të përshtatshëm për këtë lloj të flokëve apo një pastrues i butë në pH neutral. Përdorni sasi të vogla të produktit/shamponit të holluar mirë me ujë.

Një shpëlarje përfundimtare me uthullën e mollëve të egra të tretur në ujë të ftohtë për të tonifikuar flokët, për të larguar yndyrën dhe zbokthin njëkohësisht.