75 Mall Live Search
21:52 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

​Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Marrëdhënia Serbi-Kosovë, e një rëndësie të madhe për administratën e Trumpit

Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka publikuar foton e takimit te djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, të ndërmjetësuar nga i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka theksuar se për Administratën e presidentit Donald Trump marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të një rëndësie të madhe.

“Dje, O’Brien nga NSA dhe Richard Grenell takuan presidentin serb dhe Hashim Thaçin e Republikës së Kosovës. Marrëdhënia Serbi-Kosovë është e një rëndësie të madhe për administratën e Trumpit”, ka shkruar NSA në Twitter.