75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 08 Gusht 2025 / FR

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Fluksi i automjeteve me qytetarë për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes.

Sipas gjendjes së orës 19:03, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë – 70 minuta, me kolona të automjeteve deri në shtatëqind metra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë 20 minuta dhe kolona është e gjatë njëqindepesëdhjetë metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është pesëqind metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve dyzetepesë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është pesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë dhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka pritje dhe kolona, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.