75 Mall Live Search
19:26 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / OSH

​Kievi konfirmon krijimin e 10 korridoreve humanitare

Dhjetë korridore shpëtimi janë krijuar për ukrainasit që kërkojnë të largohen nga zonat e luftës, deklaroi zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Njëri prej tyre nxjerr Mariupolin, qytetin port jugor që ishte skena e disa prej dhunës më të keqe të luftës.

Refugjatët e Mariupolit do të udhëtonin në qytetin e afërt të Berdyansk, nga ku do të merrnin ndihma dhe do të traspotohen më autobusë për udhëtimin e mëtejshëm.

Vereshchuk tha në një video-mesazh se katër korridore të çonin nga rajoni i diskutueshëm i Luhansk në lindje të vendit.

Rrugë të tjera shpëtimi janë krijuar nga fshatrat dhe qytetet përreth kryeqytetit Kiev. /ATSH-DPA/