75 Mall Live Search
20:22 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Kina, përdor derrat të gjallë për testime veturash

Aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë reaguar ashpër pasi dolën në pah fotot ku shihet se si në Kinë përdoren derra të gjallë në testet për aksidente të veturave.

Pesëmbëdhjetë derra të gjallë u lidhën si pjesë e simulimeve me shpejtësi të lartë në një test, i cili vrau shtatë prej tyre.Kafshëve iu është mohuar ushqimi dhe uji për disa orë para testeve dhe pësuan një sërë dëmtimesh duke përfshirë gjakderdhjen.

Derrat dhe kafshët e tjera janë përdorur më parë në testet e përplasjeve në Shtetet e Bashkuara, por praktika mori fund në vitet 1990.Zachary Toliver nga grupi për të drejtat e kafshëve PETA tha sot se përkundër ekzistencës së modeleve të sofistikuara pa kafshë, eksperimentuesit vazhdojnë t’i mbërthejnë kafshët dhe t’i përplasin ato në mure derisa trupat e tyre të jenë të përgjakur.

“Derrat e gjallë janë përdorur në këto prova, duke i lënë ata me kocka të thyera dhe lëndime të rënda të brendshme para se të vriten. Derrat nuk ulen natyrshëm në ulëset e makinave. Anatomia e tyre është gjithashtu shumë e ndryshme nga ajo e njerëzve, kështu që të dhënat e marra nga këto eksperimente të tmerrshme të kafshëve nuk janë të zbatueshme për viktimat e përplasjeve në makinë. Kompanitë e makinave kuptuan vite më parë se këto lloj eksperimentesh janë të pavlefshme dhe nuk na tregojnë asgjë në lidhje me një përvojë njerëzore në një aksident automjeti. Përdorimi i kafshëve të ndjeshme në provat e përplasjeve të makinave është mizor, arkaik dhe i pajustifikueshëm”, tha Toliver. /IndeksOnline/