09:21 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Kinematë e hapura, ja si shikoheshin filmat nga veturat

Më 6 qershor të vitit 1933, në Kamden të Nju Xhersit u ndërtua kinemaja e parë e cila u krijoi kushte shikuesve të shijonin një film në natyrë, nëpërmjet xhamave të veturave të tyre.

Dyshemeja e kinemasë së zakonshme u zëvendësua nga një fushë e rrethuar me gardh, dhe në vend të karrigeve, u krijua hapësirë për 500 vetura të cilët do të parkoheshin përballë një ekrani.

Shoferët dhe pasagjeret e tjerë do qëndronin në makine, ndërsa filmi projektohej në ekranin me përmasa 12 dhe 15 metra. Zëri rregullohej nëpërmjet një altoparlanti i cili ndodhej në fund të një teli dy metra në çdo vend parkimi.

Altoparlanti mund të varej brenda një dritareje në veturë pak të hapur. Numri i këtyre kinemave në Amerikë u rrit deri në 4 mijë në fund të viteve 50-të, por që atëherë, ky numër është ulur në qindra.

Ngritja e vlerës se tokës të përdorur për veturat dhe ekranin, si dhe rritja e konkurrimit nga kinematë me shumë salla, televizioni me lidhje satelitore dhe videokasetat, sollën edhe zhdukjen e kinemave të hapura.