11:56 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Klubi i Prodhuesve kërkon përkrahjen e bizneseve, gjatë aplikimit për grante

Në këtë kohë krize të krijuar nga pandemia e shkaktuar nga COVIDI-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, u bën thirrje të gjitha institucioneve, organizatave dhe donatorëve të ndryshëm që t’u lehtësojnë bizneseve kushtet e aplikimit për grante.

Përmes një komunikate shtyoi, KPK-ja thotë se është absolutisht absurde të kërkohet nga bizneset që në këtë kohë të vështirësive të operimit të kenë 0 borxhin ndaj ATK-së, kur e dimë se situata e krijuar nga pandemia ka bërë që shumë ndërmarrje të kenë vështirësi në riprogramimin e borxheve.

Këto projekte si qëllim kryesor e kanë përkrahjen e bizneseve dhe zhvillimin e tyre, andaj është e palogjikshme që të krijohen kërkesa që veçse e vështirësojnë operimin e tyre. Klubi i Prodhuesve kërkon që biznesve t’u ofrohet ndihmë dhe kushte më të favorshme, e po ashtu të kenë konsideratë dhe që këto lehtësi të jenë të përkohshme në varësi të zgjatjes së vështirësive të krijuara nga pandemia.