Komandanti i KFOR-it: Misioni s’ka mbaruar, duhet ta mbajmë frymën e paraardhësve tanë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it.
Më pas kryeparlamentarja Osmani bashkë me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, vazhduan homazhet edhe te shtatorja e ish- presidentit, Ibrahim Rugova.
Kryrtarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se dita e sotme është ditë për të festuar për miqësinë dhe arritjet e Kosovës.
Ajo tha se sot i kujtojnë të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë si edhe falënderoj të gjithë aleatet e Kosovës që e ndihmuan në kohën kur kishte më së shumti nevojë.
“21 vjet më parë ky komb ishte në orën e tij më të errët, një regjim brutal barbar kishte nxjerrë të gjithë tërbimin dhe forcën e tij ushtarake, një fushatë masive të spastrimit etnik kundër një popullate civile, regjimi i Millosheviqit po kryente krime të papërshkrueshme me pandëshkim, kishte tortura, dhunë seksuale gjatë luftës dhe masakrave, kjo zonja dhe zotërinj nuk ishte një luftë midis dy shteteve, përkundrazi kjo ishte një konfrontim midis dy botëve. Sot ndërsa festojmë ditën tonë të çlirimit dhe siç e quajmë si ditë paqe, i kujtojmë ata që dhanë gjithçka në mënyrë që të jemi të lirë sot, kujtojmë viktimat më shumë se 13,000 civilë të pafajshëm të vrarë thjesht sepse vetëm që flisnin një gjuhë tjetër, ne kujtojmë 1133 fëmijë të vrarë, viktima të regjimit kriminal që nuk kursyen askënd, ne kujtojmë 1641 civilë që janë të zhdukur deri më sot. Ne lutemi për shpirtrat e tyre kudo ku pushojnë. Ne kujtojmë mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk mund ta gjejmë paqen e tyre sepse ne nuk kemi arritur t’i sjellim agresorët para drejtësisë dhe tërë Serbia përgjegjës për të kaluarën e saj të tmerrshme. Ne i kujtojmë ata që duhej të pësonin tortura çnjerëzore dhe degraduese në burgje”, tha Osmani.
Osmani ka kujtuar edhe të gjithë ushtarët e NATO-së që humbën jetën për lirin dhe paqen në Kosovë.
Komandati i Përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi derisa hyrjen e forcave të NATO-së në Kosovë e ka e cilësuar si eksperditë sfiduese, ndërsa falënderoi të gjitha shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën.
Komandat Risi sot ka kujtuar edhe 200 ushtarët që humbën jetën për paqe në Kosovë, por theksoi se misioni i tyre ende nuk ka mbaruar. Ai tha se do vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për një Kosovë më të mirë.
“Siç thashë, ishte një ndërhyrje jashtëzakonisht e kërkuar, trupat jugosllave ishin në tërheqje, por akoma të pranishme, u desh një javë për të përfunduar tërheqjen e ushtrisë kombëtare jugosllave, falë sjelljes profesionale të ushtarëve të KFOR-it vështirësitë u tejkaluan. Prania e shumë mjeteve të paeksploduara e bënin terrenin shumë të rrezikshëm, ekipet tona të EOD punuan 24 orë për të pastruar shtigjet dhe ndërtesat, trupat e KFOR udhëtuan pa ndalesë për të arritur në zonat përkatëse të përgjegjësisë, dhe në shumicën e rasteve kur ato arritën në destinacionin ata nuk gjetën vend për të qëndruar, vetëm shkatërrim dhe një popullsi e rraskapitur. Në këtë rast, unë dua të falënderoj jo vetëm zemërgjerësinë, por edhe vizionin e Kombeve kontribuuese, përkundër faktit se shumë vende bartën barrën e një angazhimi të gjatë në Bosnje dhe Hercegovinë, përgjigjja ishte e lodhshme dhe e gjate, udhëheqësit ndërkombëtarë e kuptuan qe ato vlera ishin ne rrezik… misioni nuk ka mbaruar, ne duhet të mbajmë frymën, freskinë dhe entuziazmin e paraardhësve tanë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për një Kosovë më të mirë”, u shpreh ai.
Në 21-vjetorin e Ditës së Çlirimit, homazhe te personaliteteve që kontribuuan në çlirimin e Kosovës bëri edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.