75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 17 Qershor 2022 / MSH

​Komisioni i Venecias nis shqyrtimin për vetingun në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar që posa ka nis shqyrtimi dhe më pas votimi i dy opinioneve për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Shqyrtimi dhe më pas votimi i dy opinioneve për vetingun në sistemin e drejtësisë dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.” ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.

Përndryshe, një delegacion nga Komisioni i Venecias qëndroi në Kosovë, të cilëve ministrja Haxhi pati thënë se do t’u tregojnë për nevojën që e ka Kosova për vetingun.