75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

​Komuna e Prishtinës hap dy kuzhina për familjet në nevojë

Kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot janë hapur dy kuzhina për familjet në nevojë në lagjet Tophane dhe Aktash.

“Sot hapëm dy kuzhina statike për familjet në nevojë. Çdo mbrëmje, në Tophane dhe Aktash prej orës 17:00 ushqim i nxehtë për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Sa më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.