Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur dhe konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit për të cilat i dyshuari s’kishte dokumente përcjellëse dhe dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Me vendim të prokurorit, aparatet iu dorëzohen Doganës…, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje në Bllatë të Kamenicës, në orën 14:00, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.