23:29 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

​Kongresi amerikan miratoi 100 miliardë dollarë ndihmë sociale

Kongresi amerikan miratoi sot një plan ndihme sociale prej rreth 100 miliardë dollarë, për punëtorët e prekur drejtpërdrejt nga ndikimi i koronavirusit.

Në të njëjtën kohë, deputetët dhe Shtëpia e Bardhë po negociojnë një plan gjigant për rimëkëmbjen ekonomike, që mund të arrijë deri në 1,3 trilion dollarë.

Presidenti amerikan Donald Trump e mbështeti këtë projektligj të miratuar nga një shumicë dërrmuese në një votim përfundimtar në Senat dhe për këtë arsye duhet ta nënshkruajë shpejt atë, që projektligji të hyjë në fuqi.