Konjufca-Gomes diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Luksemburg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Prishtinë Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.
Konjufca e falënderoi diplomaten Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë.
Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja Gomes ritheksuan gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Luksemburgut.