Kosnnet: SHBA-ja dhe Kosova, do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin

Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist 11 shtatorit të vitit 2001, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett kanë vendosur kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 shtatorit.
Kryeparlamentarja Osmani tha se kjo ngjarje zgjoi ndërgjegjen e botës në luftimin e terrorizmit dhe se Kosova, do të qëndrojë afër SHBA-së për të luftuar këto dukuri.
Ndërkaq, ambasadori Kosnnet tha se SHBA-ja dhe Kosova do të forcojnë partneritetin për të luftuar terrorizmin dhe fenomenet e këqija.