75 Mall Live Search
17:03 / E Premte, 05 Shtator 2025 / MSH

​Kosova me më pak raste të reja të sëmundjeve malinje

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2024, ku theksohet se kishte më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje, krahasuar me 2023.

Sipas ASK-së, tek të prekurit me sëmundje malinje dhe beninje vërehet një rënie e rasteve të reja (-12,5%), krahasuar me vitin 2023 (që ishin 4 165 raste të reja të prekura nga sëmundjet malinje dhe beninje) derisa në vitin 2024 ky numër ka rënie në 3 644 raste të reja.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2024, ishte 14 008 të punësuar, prej tyre: mjekë specialistë (3 031); mjekë stomatologë (378); farmacistë (106); fizioterapistë (60); infermierë (7 969); bashkëpunëtorë shëndetësorë (234); dhe staf jo-mjekësor (2 230). Në vitin 2024, numri i punonjësve shëndetësorë të licencuar në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë është 14 524, prej tyre: 5 656 mjekë, 3 563 infermierë, 2 522 stomatologë, 1 295 fizioterapistë, si dhe 1 488 farmacistë. Nga ky numër: 8 099 janë femra, ndërsa 6 424 janë meshkuj. Gjatë vitit 2024, numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 2 379 sosh, prej tyre: spitale (32) dhe 2 347 institucione të tjera shëndetësore (ambulanca, poliklinika, laboratorë, kabinete etj.). Nga gjithsej 2 379 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 439 sosh; ambulanta gjinekologjike (191); qendra diagnostike (167) etj”, thuhet në komunikatë.