12:16 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

​Kosova merr medaljen e parë evropiane në sportin e muaythait

Ekipi i muaythait të Kosovës ka përfunduar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Muaythait, të mbajtur prej 12 deri më 20 shkurt 2022 në Stamboll të Turqisë.

Nga gjashtë pjesëmarrës, u dallua Erona Shabani, e cila u ngjit në podium si medaliste e bronztë, në kategorinë -54 kg të grupmoshës U-23, në të cilën ishin pesë garuese.

Një fitore në Kampionat e shënoi Arbos Maliqi në kategorinë -67 kilogramë për senior, por që u ndal në çerekfinale.

Për sportin e muaythait në Kosovë është medalja e parë nga një kampionat evropian.