75 Mall Live Search
20:34 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / AR

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian në pingpong

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar sot për në Podgoricë ku nga data 16 deri më 19 qershor do të mbahet kampionati evropian për U13.

Kosova në kategorinë e meshkujve do të përfaqësohet nga Resul Smajli, Olti Behluli, Feim Rama (trajner) kurse në kategorinë e femrave nga Ajola Behluli, Maxhire Sojeva dhe Ardian Lamaxhema (trajner).

Poashtu në këtë kampionat do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët nga Kosova : Alban Azemi, Eroll Karabaxhaku, Adem Berisha, Besim Hajdari, Linda Zeqiri, Naim Azemi.