11:15 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

​Kosovës i duhen edhe 142 objekte shkollore për mësim tërë ditor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi prezantoi sot gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore në tërë vendin, si dhe hapësirave të nevojshme për realizimin e mësimit tërë ditor.

Ministri Bytyqi ka thëne se brenda një afati të shkurtër kanë arritur të identifikojnë mungesën e objekteve shkollore në tërë vendin, që është një objektivë mjaft me rendësi të fillohet mësimi tërë-ditor që të ketë një cilësi më të lartë të arsimit.MASHT synon që në vitin e ardhshëm të fillohet mësimi tërë-ditor në ato shkolla që ka kushte, mirëpo, sipas identifikimit të kësaj Ministrie, vendit i duhen të ndërtohen edhe 142 objekte shkollore dhe 85 anekse, prej tyre shkolla fillore, shkolla të mesme të larta dhe salla të edukatës fizike që është 218 në tërë Kosovë, ndërsa vlera investive e të gjitha këtyre është rreth 371 milionë euro.

Ministri i MASHT thotë se programi I mësimit tërë ditor ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim para universitar, praktikë kjo, e zbatuar edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Ministri Bytyqi shpreson të ndërtohen këto shkolla me një përkrahje nga Banka Botërore ose me kredi të buta, dhe planifikon që të ketë edhe një konferencë ndërkombëtare me donatorë, që të gjenden mënyrat e financimit të kostos që është e nevojshme për shkollat.

Drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës në Ministri të Arsimit, Fadile Dyla theksoi se sektori i edukimit në Kosovë ka rreth 1 mijë e 175 ndërtesa shkollore, ku shumica e tyre punojnë në dy ndërrime, mirëpo ekzistojnë edhe shkolla që punojnë me një ndërrim, por këto një pjesë e madhe janë në paralele të ndara dhe gjenden në zonat rurale.Ajo tha se shkaktar të punës me dy ndërrime, është mbi popullimi në zonë urbane, me ç ‘rast është bërë ngarkimi i shkollave nëpër zona urbane.    Në këtë vlerë totale në komunën e Prishtinës që është rreth 44 milionë euro për komunën e Prishtinës hynë edhe sallat e edukatës fizike. Në Prishtinë kanë munguar edhe 6 e 600 metra katrorë për fusha sportive ose gjashtë salla të edukatës fizike.

Ajo ka shtuar se Shkolla Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë është një prej shkollave që punon me dy ndërrime me numër të nxënësve në këtë shkollë prej 1 mijë e 17 dhe numri I klasave ekzistuese është 20. Kësaj shkolle i nevojiten dhe 14 dhoma mësimi dhe në total sipërfaqe e nevojshme është 130 metra katrorë.  Sipërfaqja e nevojshme me koston e tregut ka një kosto të tregut rreth 400 euro për metër katrorë dhe ka dalë vlera totale e cila nevojitet për investime.