Kryeministri britanik: Arritja e paqes në Gaza nuk është një sfidë e vogël

Kryeministri britanik Keir Starmer, i tha Parlamentit se armëpushimi në Gaza “nuk do të ishte i mundur” pa Trumpin, bashkë me udhëheqësit egjiptian, katarias dhe turk.
Sipas BBC-së, ai thotë se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për planin e Trumpit dhe ka qenë “duke punuar pas skenave për muaj me radhë” për të siguruar zbatimin e tij dhe është krenar për “kontributin” britanik deri tani.
Por ai gjithashtu pranon se “të bësh që kjo paqe të zgjasë nuk do të jetë një detyrë më pak e vështirë” dhe se zbatimi i planit të paqes “nuk është një sfidë e vogël”.
Starmer thotë se Britania është gati të vendosë diplomacinë dhe ekspertizën e saj për të mbështetur rindërtimin e Gazës, shkatërrimi i të cilës, sipas tij, “mbetet i pakrahasueshëm”.
Ai thotë se MB-ja do të mbështesë gjithashtu marrëveshjet e qeverisjes tranzitore në Gaza dhe do të punojë me Autoritetin Palestinez për reformat.
Gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e zbatimit të një procesi monitorimi të armëpushimit dhe është “gati të luajë një rol të plotë” në dekomisionimin e armëve dhe kapaciteteve të Hamasit, shton ai.