Kujdes, gurë në rrugën Skenderaj – Vushtrri! (Video)
Ngasësit e automjeteve që kalojnë rrugën Skenderaj – Vushtrri, duhet të kenë kujdes, pasi gurët që kanë rënë në rrugë, mund të jenë rrezik për jetën e tyre.
Një i tillë ndodhet në një kthesë të kësaj rruge në fshatin Dubovc dhe për ta bërë edhe më të rrezikshme këtë, guri që është goxha i madh ndodhet në kthesë, duke e rritur rrezikun për pjesëmarrësit në komunikacion.