75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Kujtohet në 21-vjetorin e rënies Naser Krasniqi

Sot në Ratkoc të Rahovecit është kujtuar në 21-vjetorin e rënies, Heroi i Kosovës, Naser Krasniqi.

Kryetari i Rajovecit, Smajl Latifi, deklaroi se Krasniqi ishte trim dhe zemërzjarr për Kosovën duke i shërbyer besnikërisht deri në frymën e fundit luftës çlirimtare.

“Gjithnjë do të të kujtojmë si një luftëtar i pashoq që s’të mposhtën dallgët e jetës dhe që për lirinë e atdheut tonë, sakrifikove jetën tënde. Ti shok i shtrenjtë Naser, fitove përjetësinë në histori dhe në kujtesën e brezave. Padyshim, liria e Kosovës mban vulën e gjakut dhe sakrificave të luftëtarëve tanë trima”, deklaroi ai.

Kreu i Rahovecit tha se sot të gjithë bashkë, kudo që jemi, kemi detyrim të punojmë çdo ditë për ta jetësuar idealin e dëshmorëve të kombit.