75 Mall Live Search
18:08 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

​Kuka kërkon ndryshime në ligjin për sponzorizime

Trajneri i Xhudos Driton Kuka vazhdon të jetë aktiv më postime në rrjete e tij sociale ku në shumë raste shpreh edhe pakënaqësitë dhe kritikat e tij për shumë zhvillime që kanë të bëjnë më sportin në Kosovë.

I shpallur si trajneri më i mirë në botë për vitin 2021, Kukas së fundi ka postuar një fotografi në “Facebook” nga momenti kur kishte pranuar çmimin si trajneri më i mirë i vitit 2021 dhe bashkangjitur më të ka bërë thirrje që me urgjencë të plotësohet ligji për sponzorizime, transmeton KosovaPress.

“Për ligjin për sponzorizim unë personalisht e kam një dilemë interes Nacional apo Publik. Ligj që me urgjencë duhet plotësuar me akte nënligjore, ama seriozisht me urgjencë”, ka shkruar Kuka.

Më tutje, Kuka ka ironizuar edhe me ekzistimin e disa federatave fantoma që kanë ekzistuar pas luftës në Kosovë, të cilat sipas tij, vetëm e mashtronin publikun.

“Më ka hi mendja me nis një inicativë për formimin e federatës me lujt me kapaka të pijeve. Eu Kosova jonë e vogël me 3 medalje të Arta Olimpike! Pas luftës mashtrohej opinioni me tyrli Kampiona Botëror në federata fantome! Pas rezultateve serioze ato rezultate u zhduken se u pa që janë lajthitje e opinionit. Edhe pse ende ka tentime për mashtrim e lajthitje”, ka shkruar ndër të tjera Kuka.