75 Mall Live Search
17:53 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

​Kuka nga Gjilani kërkon përkrahje më të madhe për sportin e xhudos

Trajneri i Xhudos Driton Kukas ë bashku me medalisten e artë Majlinda Kelmendi kanë vizituar qytetin e Gjilanit dhe atje janë takuar me kryetarin e kësaj komune Alban Hysenin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Kuka ka njoftuar se i pari i kësja komune ka premtuar se do ta ndajë një parcelë për ndërtimin e një salle për këtë sport, ndërkohë që, sipas tij, ndërtimi i saj do të behët nga Ministria e Sportit në kuadër të projektit “Judo Nation”.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Vizita në Gjilan …

Gjilani një qytet me traditë në xhudo tash e shumë vite ka ngecje në zhvillim.

Një ndër problemet kyçe patjetër si çdo qytet mungesa e Dojos, sallës së xhudos më konkretisht!

Sot Kryetari i Komunës Alban Hyseni na premtoj që do ndajnë parcelën kurse Ministria në projektin Kosova – Judo Nation ka në program ndërtimin e Dojove në 7 Komunat e mëdha fillimisht.

Xhudo meriton përkrahje pak ma ndryshe, tri medaljet e Arta Olimpike kanë ardhur në Kosovë fal sportit më të suksesshëm Shqiptar të të gjitha kohërave