Kulla Eiffel, nën pushtetin e erërave

Një erë e fuqishme ka përshkuar kryeqytetin francez me shpejtësi 152 kilometra në orë në majë të kullës Eiffel, gjatë kalimit të stuhisë “Ciara”, që po e përshkon Evropën Veriore.
Kryeqyteti i Francës është zgjuar me pemë të rrëzuara dhe parqe të mbyllura për arsye sigurie, edhe pse situata është duke u normalizuar dhe dëmet kufizohen.
Trafiku ajror është pezulluar në aeroportin ”Beauvais” dhe fluturimet përmes aeroportit ”Charles-de-Gaulle”, kanë hasur në anulime dhe vonesa.
Njëzet e shtatë departamente franceze mbeten në gatishmëri prej shpejtësisë së erës e cila arrinte në 200 kilometra në orë dhe 130.000 familje rezultojnë të kenë mbetur pa energji elektrike.
Në Francë janë raportuar rreth 2. 000 ndërhyrje nga zjarrfikësit.
Në Lil, prej forcës së erës është shkatërruar fasada e një hoteli në qendër të qytetit.