Kupa e Kosovës/Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e para

Kompeticioni i Kupës së Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje që janë të vlefshme për fazën gjysmëfinale të saj.
Në Gjilan, duke filluar nga ora 14:00 do të ballafaqohen Drita me skuadrën e Ligës së Parë Ramiz Sadikun, raporton KosovaPress.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe kampionit të fuqi të kësaj gare, Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”, po ashtu nga ora 14:00.
Ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas një jave.