75 Mall Live Search
21:51 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

​Kurti: 20 vjet pas çlirimit, kriminelët e luftës mund të akuzohen e gjykohen në mungesë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar pas plotësim ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale që u miratua sot në Kuvendin e Kosovës, tani fjalën e kanë prokurorët specialë Drita Hajdari, Vladet Gashi dhe Enver Krasniqi.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Tash e kanë fjalën prokurorët specialë Drita Hajdari, Vladet Gashi dhe Enver Krasniqi. Më në fund, 20 vjet pas çlirimit, edhe shteti ynë ka mundësi që të akuzojë, gjykojë e dënojë në mungesë kriminelët e luftës. Plotësim ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale u miratua sot në Kuvendin e Kosovës me 65 vota (me ç’rast tre deputetë ishin kundër dhe dy të tjerë abstenuan).

Paraprakisht kaloi amandamenti për nenin 346 A, i cili ishte formuluar dhe propozuar nga deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu. Kësisoj Kosova i bashkohet Kroacisë në të drejtën për të përndjekur kriminelët e luftës kudo që ata janë e jo vetëm nëse ndodhen në territorin e vendit tonë.