Kurti bisedon me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet, nuk jep detaje çka biseduan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet.
Kurti ka treguar përmes postimi në Twitter për bisedën që ka zhvilluar, por nuk ka dhënë detaje të bisedës, duke shkruar se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë.
“Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheWJP Raporti i vitit 2022, Kosova është renditur e para në WB6 dhe e dyta më performancë të përmirësuara në nivel global. Ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti