12:28 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

​Kurti: Do ta rifunksionalizojmë Bordin e Ankesave

Në Panelin për bashkëpunim rajonal, kryeministri Albin Kurti është sfiduar nga përfaqësues të bizneseve.

Përfaqësuesja e kompanisë “Petrol Company”, e ka pyetur për funksionalizimin e Bordit të ankesave dhe për Organin Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

Kryeministri Kurti tha se duhet të rifunksionalizohet Bordi i Ankesave, sepse sipas bizneseve ka qenë i dobishëm, dhe do të rifunksionalizohet si organ i pavarur.

Për Organin Shqyrtues të Prokurimit, Kurti tha se do t’ia kthejnë kredibilitetin mes Kuvendit, sepse mbi 600 milionë euro kalojnë në procesin e prokurimit.