75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

​Kurti kërkon ndihmën e EULEX-it për 300 mbetjet mortore, në Morgun e Prishtinës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Në një komunikatë qeveritare thuhet se Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë shtetin e së drejtës në vendin tonë. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në fushat ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.

Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore, në Morgun e Prishtinës.

Për këtë u premtua bashkëpunim nga EULEX-i.

Në takim ishin prezent edhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Furtuna Sheremeti dhe këshilltarët e EULEX-it, Ismije Beshiri dhe Daniele Pancheri.