14:27 / E Enjte, 14 Prill 2022 / AR

​Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po shqyrtojnë mundësinë të bëjnë zgjerimin e rrugës ekzistuese Prishtinë-Pejë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj, kreu qeveritar tha se zgjerimi i rrugës bëhet me gjysmën e çmimit të variantit që është anuluar.

“Shumë herët do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Pejë pasi është i rëndësisë të veçantë. Ashtu si do të duhej të përfundonte rruga Prishtinë-Podujevë dhe ajo Prishtinë-Mitrovicë. Ne po e shqyrtojmë mundësinë të bëjmë zgjerimin e rrugës ekzistuese pasi mund të bëhet me gjysmën e çmimit me variantin që e kemi anuluar. Pas këtij shqyrtimi do të vendosim si do të vazhdohet më tutje”, tha ai.