12:52 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Kurti takohet me Zijadin Selën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela.

Kryeministri Kurti e falënderoi Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Takimi është mbajtur pa praninë e mediave, kurse bashkëbiseduesit nuk janë prononcuar pas takimit.