19:32 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

​Kurti takoi Davenport, diskutohet bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe OSBE-së

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Michael Davenport, me të cilin ka biseduar mbi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.

Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit.