75 Mall Live Search
12:21 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / LB

​Kurti takon kryeministrin kroat, flasin për thellimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Atje, Kurti takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Kurti thotë se homologun e tij kroat të kenë diskutuar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrdhëniet mes dy vende.

“Fillova ditën time në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.