23:32 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / MSH

​Kusari për mbylljen e sesionit pranveror: Do të kthehemi me shumë punë dhe angazhim

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila është deklaruar pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka renditur të arriturat e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit, deri sa ka thënë se në javën e dytë të shtatorit do të kthehen me shumë punë dhe angazhim.

“Pas më shumë se një vit pune, legjislatura e VIII-të e Kuvendit arriti këtë rezultat:

▶️ Ligje të miratuara ➖ 87, prej tyre ➖ 18 marrëveshje ndërkombëtare

▶️ 27 Projektligje janë në procedurën e shqyrtimit

▶️ 14 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare,

▶️ 13 projektligje presin për shqyrtim të parë”, ka shkruar ajo.

Kusari – Lila ka uruar tejkalimin e ngecjeve dhe mangësive të identifikuara në këtë rrugëtim, për siç ka thënë ajo, të mirën dhe zhvillimin e vendit.