20:17 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

​Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie të mbahet më 3 gusht.

“Gjatë takimit u vendos që orientimisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019. Në ndërkohë, të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.

Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.