75 Mall Live Search
18:45 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

​Lajçak ka njoftuar ambasadorët e BE-së për vizitën e tij në Kosovë e Serbi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka informuar sot ambasadorët e BE-së, në Komitetin Politik dhe të Sigurisë në lidhje me vizitën e tij të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Ai me këtë rast ka folur për takimet e tij, përshtypjet dhe rrugën përpara në dialogun Kosovë-Serbi dhe partneritetin BE-Ballkani Perëndimor, shkruan Indeksonline.

Përmes një statusi në Twitter ai ka shkruar se iu është drejtuar Ambasadorëve të BE-së, në Komitetin Politik dhe të Sigurisë në lidhje me vizitën time të fundit në Ballkanin Perëndimor.

“Këtë mëngjes, u drejtova Ambasadorëve të BE-së, në Komitetin Politik dhe të Sigurisë në lidhje me vizitën time të fundit në Ballkanin Perëndimor – takimet e mia, përshtypjet dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe partneritetin BE-Ballkan Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.

Diplomati sllovak kohë më parë qëndroi për vizitë treditore në Kosovë për të diskutuar lidhur me vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.

Ndryshe, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e tij procesin e dialogut do ta ketë prioritet numër katër./Indeksonline