75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Lajçaku takohet edhe me Veselin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ku është pritur nga kryetari Kadri Veseli.

Në PDK, diplomati sllovak vjen pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajçaku ditën e ka nisur me takimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Çështja kryesore për të cilën emisari i BE-së do të flasë me politikanët kosovarë pritet të jetë tema e Asociacionit të kominave me shumicë serbe.