75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Lajçaku përfundon takimin në LDK, i shmanget gazetarëve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Pas takimit ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, pasi tha se kur do t’i përfundojë gjitha takimet do të prononcohet para medieve.

Lajçak nuk është prononcuar pas takimit, teksa ka thënë se nesër do të mbajë një konferencë për medie, ku do tregojë në detaje për takimet që ka zhvilluar në Kosovë.

Diplomati sllovak pritet të shkojë në selinë e AAK-së për t’u takuar me zyrtarët e kësaj partie.